Kryetari i Kuvendit komunal të Bujanocit, Enver Ramadani, sot në Prishtinë ka takuar, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Në ketë takim ndërmjet kryekuvendarit të Bujanocit dhe kryekuvendarit të Kosovës, u bisedua për problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Bujanocit dhe të në përgjëthësi të Luginës së Preshevës, ku u kërkua që Lugina e Preshevës, të jetë pjesë e agjendës së Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
“Gjatë takimit biseduam për problemet dhe sfidat me të cilat preukopohen qytetarët e Bujanocit dhe të Luginës në tërësi dhe kërkuam, që çështja e Luginës së Preshevës, të jetë në axhendën e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kryetari z. Konjufca u zotua që Qeveria e Kosovës edhe të gjitha institucionet e Kosovës do të kenë çasje ndryshe ndaj Luginës dhe zotohen që të punojnë në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës” – ka shkruar Ramadani pas takimit.
Ky është takimi i parë nga përbërja e re e një kryetari të Asamblesë komunale të Bujanocit dhe kryetarit të Kuvendit republikan të Kosovës.