50,000 doza të tjera të vaksinës kineze Coronavac kanë mbërritur në vendin tonë ditën e sotme.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, i cili shkruan se ritmet vaksinimit do të rriten për një sezon turistik përtej pandemisë.
“Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani . Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama.