Babai i pilotit 32-vjeçar në Glyka Nera, i cili vrau bashkëshorten e tij, ka thyer heshtjen. Newsbomb.gr shkruan se babai i Charalambos Anagnostopulos, është shprehur se tani ka humbur dy fëmijë të tij, ndërkohë që ka shtuar se e vetmja gjë që u intereson tani është fati i foshnjes 11-muajshe, Lidias.
“Unë kam humbur dy fëmijë. E gjithë ajo që na intereson është fati i kësaj foshnje dhe ne duam të jemi sa më të përqendruar në të, ” tha babai i Charalambos Anagnostopulos.
Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.