Agjencia Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve raporton se varianti indian “Delta”, do të përbëjë 90% të infeksioneve të reja të koronavirusit në Evropë deri në fund të gushtit.
Sipas Agjencisë, 70% e infeksioneve të reja SARS-CoV-2 parashikohet të vijnë për shkak të këtij varianti deri në fillim të gushtit dhe 90% të infeksioneve deri në fund të gushtit.
Përveç kësaj, ka prova që ata që kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës janë më pak të mbrojtur nga infeksioni i tipit Delta sesa nga variante të tjera.
“Fatkeqësisht, provat paraprake sugjerojnë që Delta mund të infektojë njerëz që kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Ka shumë të ngjarë që ky variant të jetë gjerësisht i disponueshëm gjatë verës, veçanërisht tek të rinjtë që nuk janë përfshirë në vaksinim.”, shprehet drejtori Andrea Amon.
Lajmi i mirë është se marrja e dy dozave të secilës prej vaksinave të disponueshme aktualisht ofron mbrojtje të lartë kundër këtij varianti dhe pasojave të tij. Sidoqoftë, rreth 30% e individëve më të vjetër se 80 vjeç dhe rreth 40% e individëve më të vjetër se 60 vjeç nuk kanë marrë ende vaksinim të plotë me dy doza në Bashkimin Evropian.
Më herët OBSH ka deklaruar se varianti Delta i koronavirusit, i cili po shkakton rritje të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus, deklaroi se varianti është identifikuar në 92 vende dhe ka ngadalësuar trendin global të rënies së infektimeve pas javësh radhazi.