Një fëmijë i cili u zhduk në Itali prej thuajse dy ditësh është gjetur 3 kilometra larg banesës nga një gazetar i RAI-t i dërguar për të mbuluar zhdukjen e tij.
Foshnja 21-muajshe u pa për herë të fundit në dhomën e tij të gjumit të hënën në mbrëmje dhe u raportua i zhdukur nga prindërit e tij të nesërmen.
Gazetari Giuseppe Di Tommaso dëgjoi zhurma nga një grykë afër rrugës ndërsa ishte duke shkuar për në shtëpinë e çiftit që kishte raportuar zhdukjen e vogëlushit.
Fëmija është dërguar në spital për kontrolle mjekësore, ndërsa autoritetet njoftojnë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Besohet se vogëlushi, i identifikuar si Nicola Tanturli, u zgjua në mes të natës dhe doli nga shtëpia.
Një helikopter dhe rreth 1.000 njerëz – përfshirë policinë, zjarrfikësit, shpëtuesit alpinë dhe banorët të zonës u vunë në kërkimin të tij në Palazzuolo sul Senio, afër Firences.
Gazetari Giuseppe Di Tommaso, një gazetar me transmetuesin shtetëror italian Rai pasi dëgjoi ankesat që vinin nga fundi i një gryke të pyllëzuar, rreth 25 metra thellësi.
“Dëgjova thirrjet jo edhe aq qartë dhe prisja fillimisht që të ishte ndonjë kafshë. Në vend të kësaj, Nicola doli me kokën në barin e lartë dhe tha ‘mamma’. Ishte një ndjenjë e bukur”, rrëfeu Danilo Ciçarelli karabinieri që e nxorri prej andej.