Pas më shumë se 1 viti bllokim, Greqia vendosi më në fund që të hapë kufijtë për të gjithë shtetasit shqiptar. Duke filluar nga 19 Qershori çdo shtetas shqiptar mund të lëvizë i lirë drejt vendit fqinj, për arsye turistike, familjare etj.
Plotësimi i formularit PLF, i cili merret në travel.gov.gr mbetet i vlefshëm dhe duhet plotësuar jo më pak se 24 orë para udhëtimit.
Për të udhëtuar drejt vendit fqinj duhet që personi të ketë, certifikatë vaksinimi ose PCR negativ të 72 orëve, ose rapid test, ose një test që provon që ke kaluar COVID19 brenda 9 muajsh.
Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.
Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
Aktualisht masat për kufijtë tokësorë janë:
Kakavija 1500 hyrje në ditë
Qafë Bota 250 hyrje në ditë
Kapshticë 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonalë
Masat aktuale do të mbeten në fuqi deri më 28 Qershor, ku në 22 filluan dhe fluturimet nga Kreta dhe Athina. Ndërsa duke filluar nga 1 Korriku qeveria do të publikoj masat e reja.