Dhjetra qytetarëve nga Komuna e Bujanocit, sot nuk i është lejuar hyrja në territorin e Kosovës përmes pikëkalimit Breznicë-Karaçevë, respektivisht Policia e Kosovës i ka kthyer te mbrapa nga fshati Novo Sellë i Komunës së Kamenicës.
Sipas dëshmitarëve, Policia e Kosovës po i kthen qytetarët nga Bujanoci, pa kurfar baze, duke ju thënë se kalimi përmes kësaj rruge është i ndaluar, dhe se ata duhet të udhëtojnë përmes pikëkalimit kryesor “Konçul – Dheu i Bardhë”.
Gjithashtu, sipas të njejtit dëshmitar, ndalimi i qarkullimit për shqiptarët e Bujanocit përmes kësaj rruge alternative, nuk është i përhershëm. Është një ndrrim i Policisë së Kosovës, të cilët po e “zbatojnë” ketë ndalesë, të vendosur nga Qeveria e Avdulla Hotit, gjatë shpërthimit të pandemisë, vitin e kaluar.
Megjithate, muaj më parë gjatë vizitave të liderëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës me zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë, ka pasur një dakordim që rrugët alternative për hyrje në Kosovë, të jenë të hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë sezonit veror, përshkak të krijimit të kolonave të gjata në pikëkalimin kryesor “Konçul – Dheu i Bardhë”.
Ndalimi i qarkullimit nga Policia e Kosovës. përmes rrugëve alternative, Breznicë dhe Dobrosin, është një pengesë shumë e madhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, veçmas për ata të Bujanocit.