Dhjetëra ish-ushtarë të UÇK-së janë mbledhur sot për të protestuar në në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së të cilët aktualisht janë në paraburgim në Hagë.
Ata kanë dalë sot para qeverisë së Kosovës me parrulla me mbishkrimin “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”.
Kjo protestë është organizuar nga Nuredin Gashi ish-pjesëtar i UÇK-së.
Ata kanë këruar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e jakup Krasniqin duke bërë thirrje që edhe qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim.
Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.