Komuna e Deçanit ka vendosur të ndajë 5 mijë euro për personat që janë helmuar nga uji në 48 orët e fundit.
Këto 5 mijë euro do të jepen për nevojat e terapisë së tyre, sipas kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Ai ka thënë se me propozimin e tij sot kanë mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Shkrimi i tij i plotë:
Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!