FC Prishtinën e ka pasur një mision të vështirë në Ligën e Kampionëve.
Bardhekaltrit pritën skuadrën e njohur hungareze, Ferencvaros, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues në Champions League.
Kampionia e Kosovës e humbi ndeshjen e parë me rezultat të thellë, 0:3 javën e kaluar në udhëtim, dhe e kishte të vështirë të rikthejë gjërat në favorin e saj, diçka që ndikoi dhe humbi sfidën e kthimit 3-1.
Tre golat në ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri” i shënoi sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni, derisa për Prishtinën shënoi, Mendurim Hoti.
Pas eliminimit nga Championsi, FC Prishtina do t’i vazhdojë garat në UEFA Conference League.
Pjesë e kësaj lige të sapoformuar tashmë janë edhe dy skuadrat tjera kosovare, Drita dhe Llapi. /Gazeta Express/