Një e re britanike, e ka paguar shtrenjtë “çmendurinë” që bëri për në “snapchat”.
Sipas mediave, 27-vjeçarja Cystal Ward, e gjendur nën efektin e drogës, ka udhëtuar me shpejtësi skëterrë në një autostradë të vendit.
Si pasojë, ajo është përplasur me një pengesë. E reja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore, ndërsa partneri i saj Hamzah Amed, ka mbetur i bllokuar në mjet.
Ajo nuk është dënuar nga gjykata, për shkak të tre fëmijëve të mitur.
Togat e zeza kanë vendosur ta falin gruan, duke vlerësuar se për fëmijët, veç saj nuk ka askush që mund të kujdeset.