Një 26-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi u qëllua me thikë një ditë më parë në Ostiense të Romës. I riu shqiptar i identifikuar si Atjon Lopci nuk u mbijetoi dot plagëve dhe vdiq në spitalin San Camillo, pavarësisht ndërhyrjes në kohë të mjekëve.
Mediat italiane shkruajnë se shkak i vrasjes mund të jetë bërë prishja e pazareve të drogës. I riu u godit me thikë disa herë në pjesën e pasme të trupit, dje rreth mesditës, nga dy persona.
Falë dëshmive, autorët janë identifikuar nga autoritetet dhe janë shpallur në kërkim për vrasje. Ata janë dy shqiptarë, por identitetet e tyre nuk janë bërë të ditura ende.
I riu shqiptar u përpoq të largohej dhe ka vrapuar për 150 metra derisa u rrëzua në hyrje të një lokali. 26-vjeçari u gjet nga kalimtarë të rastit dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas informacioneve të para, Lopci është person me precedentë të mëparshëm penal, po ashtu edhe autorët e shpallur në kërkim.