Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste për një media serbe ka paralajmëruar se pret presione të mëdha për çështjen e Kosovës.
Mediat serbe raportojnë se Vuçiç ka thënë se të gjithë shtetet kanë një të kaluar e cila lë për të dëshiruar dhe nuk na bën krenarëpor kjo gjë nuk domethënë që duhet ti ‘ngulim’ njëri tjetrirt thika pas Shpine. Teksa komentoi për Kosovën ai tha se lajmi i keq është se do të ketë gjithmonë presion për çështjen e pavarësisë së saj.
“Çdo komb ka gjëra në të kaluarën për të cilat nuk është krenar, dhe ne do të duhet të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin, dhe jo të shohim se si ta therim njëri-tjetrin pas shpinë. Lajmi i keq është se ne do të jemi të ekspozuar ndaj presioneve gjithnjë më të mëdha për çështjen e Kosovës dhe çështjen e Bosnjë dhe Hercegovinës. Kjo është arsyeja pse të gjithë duan të frenojnë Serbinë”, tha Vuçiç.