Policia është vënë menjëherë në lëvizje pas fotove të turpshme të Wayne Rooney në një natë jashtë me dy femra që u shpërndanë në rrjetet sociale.
Në një nga fotot Rooney, 35 vjeç, duket i fjetur në një karrige me një femër që pozonte me të në fotë dhe një tjetër që shfaqen në shtratin aty pranë. Gjithashtu nga foto dallohen nën karrige dy gota vere dhe disa shishe bosh.
Videoja e shfaqur me njerën nga femrat që pozonte pranë trajnerit të Derbi Country ndërkohë që ai flinte është parë 175.000 herë.
Në njërën nga fotot Rooney është i zgjuar me një gotë vere gjysëm të mbushur dhe me njolla gjaku, ndërkohë që në kyce ka shenja gërvishtjeje.
Sipas mediave angleze policia është vënë menjëherë në lëvizje, duke konsideruar një krim të mundshëm gjithcka shihet aty.
Gjithashtu ende nuk ka një identitet për vajzat që shfaqen në ato foto, ka një orar ku shkruhet 8.30, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për orar të mbrëmjes apo të mëngjesit.
Mediat britanike kanë njoftuar sot hapjen e hetimeve për to, ndërkohë që askush nga familja e golashënuersit më të mirë të kombëtares, nuk ka reaguar.