Vrasja e 26-vjeçares Garyfallia para dsa ditësh tronditi Greqinë, dhe vazhdon ta bëje diçka të tillë me dedetajet shikuese që po zbardehn dita-ditës.
Protothema raporton se 30-vjeçari, autori i vrasjes po përdor çrregullimet e shëndetit mendor për të ‘shpëtuar’ nga situata e rëndë ku është futur. Prokurorët e konsiderojnë si diçka të patolerueshme veprimin e tij dhe faktin që edhe pasi ai e bëri kriminin, nuk bëri as tentimin më të vogël për ta shpëtuar vajzën por u largua nga vendi i ngjarjes duke u fshehur. Sipas tij ky veprim ishte i llogjikshëm sepse një person ‘i sëmurë’ nuk do të ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Nëna e viktimës ka thënë se ai nuk ishte një moment i keq, por një njeri i keq. Babai i viktimës i bëri kërkesë gjykatës se meqënëse nuk ka dënim me vdekje, duhet ta lënë 30-vjeçarin të kalbet në burg.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 korrik, ku 30-vjeçari hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij pasi një sherri banal që kishte nisur për ngatërresën e rrugës. Sipas dëshmisë së tij, ai ishte futur në det por kur e kishte parë pa ndjenja kishte dalë sërish. Sipas ekspertizës, e reja ishte ende gjallë dhe mund të shpërtohej nëse do ta kishte nxjerrë, por nuk ndodhi ashtu.