Mediat serbe kanë bërë “zbulimin e madh” se përse Turqia është përfshirë kaq shumë në njohjen e Kosovës nga vendet e tjera. Sipas një artikulli të “Alo.rs”, presidenti turk Recep Tajip Erdogan ka vendosur që të angazhohet për njohjen e Kosovës verëm për të rritur ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit.
“Sapo është vendosur se Greqia mund të njohë Kosovën dhe menjëherë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka trazuar “shpirtrat” duke njoftuar se edhe ai do të fillojë lobimin për pavarësinë e Prishtinës. Turqia po fillon një “betejë” të re për Kosovën dhe ekspertët vlerësojnë se është aspirata e Ankarasë për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon përmes Prishtinës dhe për të fituar pikë tek Uashington,”-shkruhet ndër të tjera në artikullin e medias serbe.
Vetëm pak ditë më parë Erdogan paralajmëroi se do të niste punën për njohjen e Kosovës, ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër duke u shprehur se nëse zotimi i homologut turk përmbushet, atëherë dhe ai do të nisë një fushatë të ashpër për mosnjohjen.