Një lagunë në Argjentinë është bërë rozë. Ngjyra e lagunës së Korfos dhe lumit Chubut, në rajonin jugor të Patagonisë është shkaktuar nga sulfiti i natriumit, një produkt anti-bakterial i përdorur në fabrikat e peshkut.
Banorët janë ankuar prej kohësh për earomën e pakëndshme dhe çështje të tjera mjedisore përreth lagunës. “Ngjyra e kuqërremtë nuk shkakton dëme dhe do të zhduket për disa ditë,” tha për AFP, shefi i kontrollit të mjedisit për provincën Chubut, Juan Micheloud.