Mediat greke kanë ngritur alarmin dhe kanë zbuluar se si funksionin rrejti i kënaqësive të paligjshme dhe njëkohësisht shumë të paguara në Mykonos ku përfshihen edhe shqiptarë.
Protothema.gr ka paraqitur disa dëshmi të forta ku tregohet hapur për përdorimin e dogërave, prostitucionit dhe festave të fshehura në Mykonos. Ka shumë persona të cilët punojnë si ‘ndërmjetësues’ për ti siguaruar pushuesve kushte sa më komode ku ata të kalojnë ditët. Këta persona janë gjatë gjithë kohës në kontakt me vizitore që duan të vizitojnë Mykonosin dhe i adresojnë ata në vende të paligjshme dhe kundrejt kësaj marrin pagesa të majme.
Janë zbardhur disa biseda në aplikacionin Whatsapp ku flitet për mënyrën se si bëhen gjërat aty.
Një darkë në një jaht për një person kushton 400 euro. Nëse dikush do të shoqërohet nga një vajzë kushton 2.000 euro për një natë ose 500 euro për një orë në një vilë osë në dhomën e hotelit. Por nëse prenoton për një qëndrim më të gjatë mund të bëhet ofertë për 1.500 euro në një natë.
Një bisedë në Whatssap e një klienti me një grua tregon se ajo i ofron shërbim vetëm klientëve më potencial të lartë financiar dhe munt ë organizojë gjithçka për to. Ajo i thotë klientit se mund të bëje gjithçka për të mjafton që ai të paguajë.
Një bisedë tjetër është bërë nga një turist me një tregtar droge shqiptar i cili i dërgon atij listën e çmimeve dhe pazaret për drogës.