Këngëtarja Zaimina Vasjari u tërhoq nga muzika pas lindjes së vajzës për t’i përkushtuar më shumë kohë familjes.
Tashmë Vasjari do të fillojë punë, por jo me projekte muzikore. Ajo është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.
Në dokumentin e siguruar shihet se Vajsari është emëruar në detyrë prej datës 10 qershor. Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.
Edhe pse është diplomuar për arkitekturë, këngëtarja ka mundur që të sigurojë një pozicion pune në administratë, por këto lëvizje nuk i kanë shpëtuar rrjetit, i cili ka nisur me ironinë, pa u kursyer fare.
“Instastacioni” ka publikuar disa foto të saj në pishinë dhe në plazh, duke mos e kursyer ironinë ndaj Vasjarit.
“Pas një një dite të lodhshme pune tek sektori i tubave në ujësjellës. Duke kontrolluar cilësinë e ujit dhe përqindjen e klorit,“-shkruhet në fotot e publikuara.