Orët e para të mëngjesit ishin fatale për dy të rinj nga Shkodra. Makina me të tip “BMW” me të cilën ata udhëtonin, doli nga rruga si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe u përplas me një mur anësor.
Përplasja ka qenë aq e fortë sa u ka marrë jetën në vend dy të rinjve. ABC mëson se viktimë e këtij aksidenti tragjik kanë mbetur Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona T. 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.
Mësohet se të rinjtë ishin duke u kthyer nga një festë në Velipojë, por nuk kanë mundur që të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpinë e tyre, duke ndërruar jetë në vend nga përplasja.