Covid, veçanërisht për ata që e kanë kaluar atë në formë të rëndë, duket se ka pasoja negative në aftësitë tona njohëse, por nuk dihet ende se sa zgjasin ato. Sipas një studimi të madh të publikuar në “Lancet”, ata që janë shëruar nga Covid mund të përjetojnë një përkeqësim të aftësive të tyre njohëse, veçanërisht nëse ata e kanë kaluar sëmundjen në një formë të rëndë ose shumë të rëndë.
Disa pacientë pasi janë shëruar kanë humbur edhe 7 pikë të koeficientit të inteligjencës (IQ): “Aftësitë njohëse të pacientëve të shtruar në spital të cilët duhej të merrnin ndihmën respiratore janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme, më shumë se ajo që ndodh mesatarisht në dhjetë vjet midis moshës 20 dhe 70 vjeç”, thuhet në studim.
Studimi, i cili filloi në fillim të vitit 2020 pak para shpërthimit të pandemisë, ishte fillimisht pjesë e një projekti që synonte të pikturonte një tablo të përgjithshme të IQ mesatare të qytetarëve britanikë. Ndërsa urgjenca shëndetësore u përkeqësua, Adam Hampshire, shefi i studimit, mendoi të ndryshonte fokusin e kërkimit të tij dhe të hetonte se si sëmundja e re e koronavirusit ndikoi në aftësitë tona njohëse.