Në një ceremoni të posaçme në Prishtinë, Kosova nderoi me Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit, Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan, Joe Biden.
Ish prokuror i përgjithshëm në Delaware, 20 vjet më parë Beau punoi në Kosovë si këshilltar ligjor në kuadër të misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, për ngritjen e sistemit të drejtësisë në vendin e rrënuar nga lufta.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Medalja Presidenciale për Sundimin e ligjit i jepet pas vdekjes, “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë”. Zoti Beau Biden u ndaj nga jeta në vitin 2015 në moshën 46 vjeçare.
“Sa i takon Beau, mund ta themi me përulje se trashëgimia e tij vazhdon të jetojë – veprimet e tij vazhdojnë të na frymëzojnë ne në Kosovë, sikur i frymëzojnë edhe qytetarët e Shtetet e Bashkuara, të cilëve mundi t’ua ndryshonte jetën“, tha presidentja e Kosovës.
Presidenti amerikan Joe Biden, në një video mesazh u shpreh mirënjohës për njohjen e trashëgimisë së të birit i cili, tha ai, punoi në Kosovë me zemër dhe ra në dashuri me atë vend.
“Në atë kohë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo, Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar, të ardhmen e mohuar për një kohë të gjatë për Kosovën. Kjo është arsyeja pse ai ishte aq i përkushtuar për të punuar me popullin e Kosovës për t’u siguruar që krimet e luftës të hetohen dhe ndiqen në mënyrë profesionale, për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e një sistemi të drejtë gjyqësor, të zotin për të vendosur drejtësi dhe pajtim në vend“, tha Presidenti Biden.

Kjo është një nga rrugët që mbajnë emrat e personaliteteve amerikane, për disa prej të cilëve janë ngritur buste e shtatore. Në Prishtinë bulevardi me i madh mban emrin e ish presidentit Bill Clinton, i çmuar për rolin e tij në fushatën e NATO-s për t’i dhënë fund luftës dhe mizorive të forcave serbe në Kosovë. Bulevardi ku është vendosur edhe shtatorja e tij, kryqëzohet me rrugën që mban emrin e ish presidentit George Bush, i cili njohu pavarësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj në shkurt të vitit 2008.
Busti i ish sekretares së Shtetit Madeleine Albright, ai i senatorit Bob Dole, rruga me emrin e gjeneralit Wesley Clark, janë disa nga shenjat me të cilat shprehet mirënjohja për rolin e pazëvendësueshëm amerikan në të gjitha proceset politike në Kosovë.