Dy satelitë vëzhgues të Tokës të Ministrisë Turke të Mbrojtjes, kanë fotografuar zjarret në provincën Mesdhetare të rrethit Manavgat të Antalias dhe krahinën Egje të rrethit Marmaris të Muğla dhe dëmet që ata kanë shkaktuar nga hapësira.
Sipas mediave vendase, fotografitë janë publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, e cila gjithashtu i ka dërguar fotografitë në institucionet përkatëse.
Göktürk 1 u lëshua nga Qendra Hapësinore Guiana në 5 Dhjetor 2016 pas vonesave të shumta. Katër vjet më parë, Göktürk 2, një tjetër satelit vëzhgues me rezolucion më të ulët në krahasim me Göktürk 1, u vendos me sukses në orbitë më 18 dhjetor 2012.
Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë shkoi në tetë të dielën ndërsa zjarrfikësit luftuan për të pestën ditë për të kontrolluar flakët që ende ndizen në qytetet turistike bregdetare. Dy persona të tjerë vdiqën të dielën për shkak të zjarreve në qytetin jugor të Manavgat, tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se 10 të tjerë po merrnin trajtim në spital.