Dua Lipa prej më shumë se 10 ditësh ndodhet në Shqipëri duke shijuar pushimet. Ajo nuk ka ngurruar asnjëherë të postoj copëza nga pushimet e saj në rrjetet sociale. Ndërkohë që media britanike Dailymail i ka kushtuar disa artikuj këngëtares shqiptare teksa ajo po pushon në jug të vendit.
Në shkrimet e Dailymail, janë momentet më të bukura që vetë Dua ka postuar në Instagram, që nga momenti ku ka ardhur në Shqipëri, dhe deri te kërcimi tradicional me vallen shqiptare. Dua në Instagram ka reklamuar rivierën e bukur shqiptare dhe ushqimet tradicionale që ne si vend kemi.
Këto gjithashtu kanë zënë vend në artikujt e Dailymail, së bashku me veshjet e Dua Lipës, dhe pozat me të dashurin e sa Anëar Hadid apo me familjen.