Malisheva është një nga komunat e prekura nga zjarret në Kosovë! Komuna e Malishevës ka publikuar një fotografi të një zjarrfikësi, i cili shihet të jetë përgjakur në luftën për të shuar flakët. Por në një moment është kapur duke konsumuar ujë për të shuar etjen.
Ky zjarrfikës, shuan etjen e tij, pas shuarjes së zjarrit, ndërsa shihet edhe i përgjakur gjatë luftës së tij me zjarret.
Kjo foto është bërë në Lladrovc, në pasditen e djeshme, përderisa zjarrfikësit e Malishevës, përballen me zjarret dhe kjo është përditshmëria e tyre në punë, pa orar, 24 orë në ditë në shërbim”, thuhet në postimin e komunës së Malishevës.