Radhë e gjatë kilometrike është krijuar që në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinit. Mësohet se mijëra qytetarë nga Kosova, me automjetet e tyre, po i drejtohej bregdetit shqiptar, duke krijuar kështu edhe radhë në kufi.
Duke marrë shkas nga radha e madhe, pala shqiptare po punon me procedurë të thjesht e shpejtë, pasi fluksi është jashtëzakonisht i madh. Radhë e gjatë është krijuar edhe të Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh.
Në fundjavë qytetarët e Kosovës zgjedhin si destinacion bregdetin shqiptar, ndaj fluksi në pikën kufitare të Morinës është i pritshëm.