Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik, si dhe laboratoret e tjera publike e private të cilat merren me diagnostikimin e këtij infektimi, ia kanë dorëzuar Institutit analizat e rezultateve për 4.188 mostra të kryera, në mesin e të cilave 349 kanë rezultuar pozitive, prej tyre 313 nga vendi dhe 36 turistë.
Sa i përket qytetit të Ulqinit vërehet një rritje e dukshme e të infektuarëve. Dje në komunën tonë janë paraqitur 58 raste të reja të të infektuarëve nga ku 8 janë mysafirë. Në këtë mënyrë numri i rasteve aktiv në Ulqin për momentin është 279 veta, shkruan Ulqini Online.
Po ashtu, janë konfirmuar dy raste vdekjeje si pasojë e infektimit me SARS -COV 2, kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Mal të Zi që prej fillimit të pandemisë është 1.639 persona, ndërkohë që është konfirmuar edhe shërimi i 143 pacientëve.
Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 3.130 persona. Prej fillimit të epidemisë në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektuar me Covid-19 në Mal të Zi ka shkuar në 104 mijë 613 persona.