Prezantuesja e radios BBC, Lisa Shaw vdiq për shkak të komplikimeve nga doza e pare e vaksinës AstraZeneca, sipas raportit mjekoligjor të publikuar sot.
Mjekja e Newcastle, Karen Dilks tha të enjten se Shaw, 44 vjeç, vdiq në Infermierinë Royal Victoria në qytet pak më shumë se tre javë pas dozës së saj të parë të vaksinës.
Sipas Indipendent, është bërë një lidhje midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjeve potencialisht fatale të gjakut, ky efekt anësor është i rrallë. Mendohet se prek rreth 1 në 50,000 njerëz që marrin doza vaksine.
Agjencia Rregullatore e Produkteve të Barnave dhe Shëndetësisë ka thënë se përparësitë e vaksinës tejkalojnë rreziqet për shumicën e grupmoshave. Dhe shkencëtarët thonë se rreziku i mpiksjes së trurit si rezultat i infeksionit Covid-19 është dukshëm më i lartë sesa nga vaksinat.