Nga dita e sotme, në Kosovë do të futen në fuqi masat e reja anti-COVID të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.
Kjo masë do të zbatohet edhe për shtetasit shqiptarë, të cilët janë kthyer ditën e sotme nga pala kosovare në Morinë për shkak se nuk ishin të pajisur me test ose certifikatë vaksinimi. Qytetarët e prekur nga kjo masë shprehen se nuk janë të informuar, ndërsa presin në kufi me shpresën që mund të bëhet ndonjë ndryshim nga pala kosovare, duke krijuar kështu një fluks në zonë. Ndryshe nga pala kosovare, në Shqipëri udhëtarët mund të hyjnë lirisht pasi vendi ynë nuk ka asnjë masë kufizuese.
Qeveria e Koosvës ka ndërmarrë këto masa kufizuese, me qëllim të kufizimin e pandemisë COVID-19, pasi situata me koronavirusin në vend është përkeqësuar, ku vihet re nje rritje e ndjeshme e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19.