Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 afganë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve të mbërritur në më shumë se një javë në vend.
Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për tu transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Jashtme.