Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të enjte në Asamblenë e Përgjithshme të PS emrat e kabinetit të ri qeveritar të cilin do ta drejtojë në mandatin e tij të 3 në krye të punëve të vendit.
Kreu i qeverisë ka konfirmuar në detyrë 7 ministra. Arben Ahmetaj do të vijojë të jetë ministër i Rindërtimit, por krahas kësaj detyre do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.
Po ashtu janë konfirmuar edhe Peleshi në krye të dikasterit të mbrojtjes, Olta Xhaçka si ministre e Jashtme, Bledi Çuçi si ministër i Brendshëm, Belinda Balluku në krye të ministrisë së Infrastrukturës dhe Ogerta Manastirliu si ministre e Shëndetësisë.
Emrat e rinj në kabinetin qeveritar janë ai i Ulsi Manjës që do të mbajë postin e Ministrit të Drejtësisë. Në legjislaturën e kaluar, Manja ishte kryetar i Komisionit të Ligjeve.
Post në qeverinë “Rama 3” do të ketë edhe Frida Krifca e cila nga kryetare e AZHBR-së do të bëhet ministre e Bujqësisë. Delina Ibrahimaj do të kalojë nga Drejtoria e Tatimeve në krye të Ministrisë së Ekonomisë. Rikthehet në kabinetin qeveritar Mirela Kumbaro, e cila do të jetë ministre e Turizmit dhe Mjedisit.
E PLOTE:
Zëvendës kryeministri do të jetë Arben Ahmetaj
Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën Olta Xhaçka
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja
Ministri i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministri i Financave Delina Ibrahimi
Ministri për Infrastrukturën Belinda Balluku
Ministri i Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministri i Arsimit Evis Kushi
Ministri i Kulturës Elva Margariti
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro
Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:
Elisa Spiropali ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilali ministre e Shtetit per Mbrojtjen e Sipermarrjes
Bora Muzhaqi ministre e Shtetit per Rinine dhe Femijet
Milva Ekonomi ministre e Shtetit per Standardet dhe Sherbimet