Një 27-vjeçare braziliane e njohur me nofkën “Madhëria e saj” është arrestuar ditën e djeshme pasi ishte kryetarja e një karteli droge. The Sun shkruan se Valeska Pereira Monteiro u arrestua në Rio Grande do Sul, ku dhe ishte me pushime, me lekët që fitonte nga karteli i drogës.
Sipas mediave ndërkombëtare 27-vjeçare ishte kryetarja e një karteli që vepronte në Ceara. Ajo merrej me ndarjen e fitimeve pas shitjes së drogës si dhe caktonte gjithashtu territoret e shpërndarjes.
Kjo nuk është hera e parë që braziliania është arrestuar pasi dhe në vitin 2014, ajo ra në pranga për akuzohat e vjedhjes dhe trafik droge. Ndërkohë që gjatë arrestimit policia ka gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta si dhe municion luftarak.