Një grua shtatzënë thuhet se është qëlluar për vdekje para fëmijëve dhe burrit të saj nga talebanët. Banu Negar u vra brutalisht mbrëmë në shtëpinë e saj në Ghor, Afganistan.
Mediat lokale dhe BBC kanë raportuar ekzekutimin e Banus, një ish-oficere policie, e cila ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë me një fjalë. Fotografitë e vrasjes së saj po qarkullojnë në media sociale, ndërkohë që flitet se fytyra e saj është shpërfytyruar nga plumbat.
Sekretari i zëdhënësit të talebanëve Zabihullah Mujahid, Bilal Karimi, nuk e konfirmoi incidentin, por shtoi po “merrte informacion”. Ai përsëriti pretendimin e grupit militant se ata i kanë falur të gjithë ata që punonin për administratën e dikurshme.