E Mërkurë, Korrik 6, 2022
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Logohu
  • Regjistrohu
Alb-Network

Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
Alb-Network
Home Kryesore

SHBA/ Tubimi i së martës: Policia planifikon të rrethojë sërish Kapitolin

9 Shtator 2021, 5:57
in Kryesore, Lajme Flash, Rajoni dhe Bota
Dhoma e Përfaqësuesve anulon sesionet e së enjtes nën shqetësimet e sigurisë
Share on FacebookShare on TwitterShare on Whatsapp

Zyrtarët e zbatimit të ligjit, të shqetësuar mbi mundësitë për dhunë gjatë një tubimi që pritet të mbahet në Uashington javën e ardhshme, po planifikojnë të riinstalojnë një gardh mbrojtës rreth Kapitolit, i ngjashëm me atë që u vendos, e u mbaj për disa muaj, pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit. Lajmi u bë i ditur për agjencinë “Associated Press” nga një person në dijeni të diskutimeve mbi këtë çështje.

Megjithëse nuk janë shpallur masa specifike, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi la të kuptohet gjatë konferencës së saj javore për shtyp të mërkurën, se po ndërmerren masa paraprake shtesë të lidhura me sigurinë për shkak të tubimit të 18 shtatorit. Ajo tha se: “Ne synojmë që integriteti i Kapitolit të mos preket“.

Në ditët në vijim pritet që ligjvënësit dhe udhëheqësit e Kongresit të informohen mbi këtë çështje.

Sipas një plani sigurie që po finalizohet, bëhet fjalë për vendosjen e një perimetri në rrugët që të çojnë tek ndërtesa e Kapitolit dhe Gjykata e Lartë, tha për “Associated Press” i njëjti zyrtar në kushte anonimiteti.

Policia vazhdon të marrë informacione që tregojnë se grupe të së djathtës ekstreme si “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” planifikojnë të marrin pjesë në tubimin e javës së ardhshme, i cili po organizohet me synimin për të kërkuar “drejtësi” për qindra njerëz ndaj të cilëve janë ngritur akuza në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar. Megjithatë udhëheqësi i “Proud Boys”, Enrique Tarrio, ka thënë se nuk pret që anëtarët e grupit të tij të marrin pjesë.

Ndërkohë të mërkurën, FBI-ja publikoi informacione të reja me shpresën për të kapur personin që dyshohet për vendosjen e dy bombave artizanale shumë pranë Kapitolit një natë para sulmit, një nga misteret ende të pazgjidhura të asaj jave kaotike.

Prania e mundshme e grupeve ekstremiste në ngjarjet e javës së ardhshme është shqetësuese sepse ndonese anëtarët dhe bashkëpunëtorët e “Oath Keepers” dhe “Proud Boys” përbëjnë vetëm një pjesë të afro 600 personave ndaj të cilëve janë ngritur deri tani akuza mbi sulmin, ata po përballen me disa prej akuzave më të rënda të lidhura me ngjarjen.

Ata akuzohen se kanë komplotuar për të bllokuar çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve që nxirrte fitues demokratin Joe Biden. Disa anëtarë të grupit “Oath Keepers” janë vetëshpallur fajtorë mbi akuzat për komplot dhe po bashkëpunojnë me hetuesit.

Tubimi i planifikuar i 18 shtatorit vjen ndërsa Uashingtoni është tronditur nga një seri incidentesh shqetësuese kohët e fundit, sikurse ai kur një person që kishte parkuar një kamionçinë pranë bibliotekës së Kongresit tha se brenda saj kishte një lëndë shpërthyese.

Më shqetësuesja mes ngjarjeve është ajo e lidhur me bombat artizanale, që nuk shpërthyen, të vendosura pranë Kapitolit më 5 janar, ngjarje ende papërgjigje.

FBI-ja publikoi të mërkurën një video të re të personit që dyshohet si autor i vendosjes së bombave. FBI-ja tha për herë të parë se agjentët besojnë se i dyshuari nuk është nga Uashingtoni.

“Shqyrtimi i sjelljes së të dyshuarit nga pamjet filmike dhe intervistat me banorët e lagjes aty pranë kanë bërë që FBI-ja të besojë se i dyshuari nuk është nga kjo zonë“, thanë zyrtarët.

Disa ligjvënës dhe zyrtarë të lartë pritet të informohen mbi planin për ngritjen e gardhit më vonë gjatë kësaj jave dhe një njoftim tjetër më i gjerë për drejtuesit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit është planifikuar për ditën e hënë.

Posti Mëparshëm

Preshevë/Mustafi: Barazia dhe përballja me të kaluarën janë parakushtet në realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Luginë

Posti tjetër

Tragjedia në spitalin e Tetovës/ Ministri Filipçe: Të paktën 10 viktima, numri mund të rritet!

Të Ngjashme

Irani arreston disa shtetas të huaj për spiunazh/ Mes tyre dhe diplomati i lartë britanik
Kryesore

Irani arreston disa shtetas të huaj për spiunazh/ Mes tyre dhe diplomati i lartë britanik

6 Korrik 2022, 22:00
Deklarata shokuese e ekspertes së UFO-ve: Alienët fshihen në oqeanet e Tokës, njerëzit u kanë bërë gjëra të…
Kryesore

Deklarata shokuese e ekspertes së UFO-ve: Alienët fshihen në oqeanet e Tokës, njerëzit u kanë bërë gjëra të…

6 Korrik 2022, 21:51
“Nëse miratoni propozimin francez, do digjeni në ferr”/ Tensionohet protesta, qytetarët djegin pankartat përpara Kuvendit në Shkup
Kryesore

“Ju na dënoni për krime lufte, ne i japim fund njerëzimit”/ Medvedev kërcënon Perëndimin. Putin nxjerr raketat bërthamore në Siberi

6 Korrik 2022, 21:35
Posti tjetër
Tragjedia në spitalin e Tetovës/ Ministri Filipçe: Të paktën 10 viktima, numri mund të rritet!

Tragjedia në spitalin e Tetovës/ Ministri Filipçe: Të paktën 10 viktima, numri mund të rritet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme Flash

Thatësira më e madhe në 70 vite, Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në pesë rajone

Cilat janë kushtet e Erdogan për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO?

“Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?” Pyetja e famshme që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

“Burri nuk e ka për borxh të pyesë bashkëshorten e parë, për të marrë grua të dytë”- Habit Hoxha shqiptar me deklaratën: S’ka të drejtë ndahet! Ja kushtet që duhet tu plotësojë ai

Pentagoni: UFO-t kanë pasur kontakte seksuale me ‘dëshmitarë’ dhe kanë lënë gra shtatzënë

REKLAMA
Alb-Network

ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.

  • Rreth Nesh
  • Kontakt

Kategori

  • AlbTV
  • Emigracioni
  • Gjej Punë
  • Intervista
  • Komuniteti
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Lajme Flash
  • Lifestyle
  • Mal i Zi / Preshevë
  • Maqedoni
  • Opinion
  • Rajoni dhe Bota
  • Shit-Blerje
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Shqipëri e Madhe
  • Sport
  • via Neta

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Pa Rezultat
Shiko te Gjitha Mundësitë
  • Kreu
  • Shqipëri e Madhe
    • Shqipëri
    • Kosovë
    • Maqedoni e Veriut
    • Mal i Zi / Preshevë
  • Opinion
    • via Neta
  • Komuniteti
    • Gjej Punë
    • Shit-Blerje
  • Sport
  • Lifestyle
    • Showbiz
  • AlbTV
  • Emigracioni
    • Të Rejat nga Emigracioni
    • Avokati
  • Bota
  • Logohu
  • Rregjistrohu

© 2021 Created by AppAlbania and Besmir.

Mirëseerdhët !

Logohu ne profilin tuaj.

Forgotten Password? Rregjistrohu

Krijo Profil !

Ploteso Formën të Rregjistrohesh

Të Gjitha Fushat janë të Detyrueshme. Hyr

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Hyr