12 pacientë janë nxjerrë të gjallë nga spitali i djegur në Tetovë.
Mediat maqedonase shkruajnë se pacientët e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë çuar për shërim në disa spitale të tjera deri në Shkup.
Ndërkohë numri i viktimave zyrtarisht mbetet 14 kurse organet hetimore menjëherë janë vendosur në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.