Tenistja 18-vjeçare nga Anglia, Emma Radacanu u shpall fituese ditën e djeshme në Grand Slam-in të US Open për femra në tenis. Në finalen nju-jorkeze, ajo mundi 2-0 19-vjeçaren kanadeze Leylah Fernandez. Para se të fitonte Grand Slam-in, Rducanu ishte në vendin e 150-të në botë nga tenistet, ndërsa ditën e sotme sipas klasifikimit të përgjithshëm dotë jetë në vendin e 23-të.
Nga ky sukses, Emma Raducanu ka përfituar 2.5 milionë dollarë. Radacanu ka zbuluar se çfarë do të jetë gjëja e parë që do të blejë me këto para, për ESPN 18-vjeçarja u shpreh: “Ekziston një shaka në ekipin tim sepse para ndeshjes humba AirPods tim dhe po vrapoja nëpër dhomën e zhveshjes tre minuta para përballjes sime për t’i gjetur, por i kisha humbur. Po mendoja me vete: ‘E di çfarë, nëse fitoj këtë ndeshje mund t’i blej vetes një palë AirPods.”
Kur u pyet se si do të ndryshojë tani jeta e saj (fama, paratë, etj.) Ajo vazhdoi: “Nuk kam menduar për asgjë nga këto, të them të drejtën.Pas ndeshjes, unë thjesht bëra dush, të njëjtat rutina si gjithmonë. Unë nuk e kam idenë se çfarë do të bëj nesër. Unë thjesht po përpiqem të përqafoj momentin.” Përfundoi tenistja 18-vjeçare.