Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, ka folur rreth vendosjes së reciprocitetit të targave ku sipas tij ajo është pjesë e marrëveshjes që Aleksandër Vucic ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.
Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiçit”.
‘Prandaj ata tashmë po përpiqen ta luajnë shpëtimtarin e serbëve’-ka thënë ai.
Ai gjithashtu u shpreh se është dashur që të kalojnë pesë vite që Vuçiç ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.