Një tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në Australinë juglindore, duke dëmtuar ndërtesat në qytetin e Melbourne.
Sipas BBC, tërmeti ndodhi të mërkurën rreth orës 9:15 (koha lokale) në Mansfield, jo shumë larg kryeqytetit të shtetit Victoria.
Kryeministri australian, Scott Morrison, ka deklaruar se nuk ka pasur “raporte për lëndime të rënda”.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe në New South Wales (NSW).
Përveç kësaj, raportohet se tërmeti u pasua edhe me disa tronditje të tjera me magnitudë prej 4.0 dhe 3.1.
Shërbimi i Emergjencave të Shtetit të Victoria paralajmëroi që vigjilenca e banorëve të mos ulej, pasi mund të ketë tronditje të tjera të mundshme.
“Nëse ndodheni në Victoria, jeni në rrezik. Pritni goditje të tjera, qëndroni larg ndërtesave të dëmtuara dhe rreziqeve të tjera. Shmangni vozitjen, përveç rasteve emergjente,”- tha Shërbimi i Eergjencave.
Qindra banorë janë evakuuar ndërda disa linja tramvaji janë pezulluar pasi kanë pësuar dëme.