Partia Socialdemokrate do të dorëzojë një kallëzim penal në Prokurori ndaj Ministrit të Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia. Telegrafi shkruan se kallëzimi penal do të dorëzohet në orën 13:00. PSD do të kallëzojë Vitian, pasi nuk ka marrë masa në lidhje me parandalimin e pandemisë.
“Sot, me datën 23 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 13:00, Partia Socialdemokrate do të dorëzoj kallëzim penal në Prokurori, në lagjen Veternik”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj më parë me anë të një postimi në Facebook, ka paralajëmruar për kallëzimin penal.
“Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës”, shkruan Molliqaj.