Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Nju Jork një takim me miliarderin George Soros, të cilin e konsideron mik të rrallë dhe mbështetës së Shoqërisë së Hapur.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan: “Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur”
Ky takim vjen në një kohë, kur ish-kryeministri Berisha akuzon kryeministrin Rama për lidhje me Sorosin dhe se është ky i fundit që ka ndikuar në vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për ta shpallur non grata ne SHBA.
Rama ndodhet në Nju Jork në kuadër të sesionit të 76 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.