Zyrtarë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm dhe prej orësh po ushtrojnë kontrolle në Kadastrën e Vlorës, ku është bërë dhe ndërrimi i drejtorit. Klodian Troci është larguar dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.
Paraprakisht mësohet se kontrollorët janë oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë marrë dokumente për llogari të hetimeve që janë në proces, por nuk bëhet fjalë për operacion arrestimi.
Dosjet e marra janë të pronave në bregdetin e Vlorës, por ende nuk dihet saktësisht se për cilat bëhet fjalë.