Një avion i vogël privat ka pësuar avari dhe ka bërë një ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit në zonën e Malësisë së Madhe. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme.
Avioni i vogël privat ka pësuar një defekt në ajër dhe është detyruar të ulet, por si pasojë e përplasjes me tokën, nuk ka persona të lënduar.
Fotot e publikuara nga Realiteti Post tregojnë avionin në livadhet e Vermoshit. Ende nuk dihet se kujt i përket avioni dhe se sa persona ndodheshin brenda tij në momentin që ndodhi aksidenti. Policia të Shkodrës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen në fjalë.