Haxhi Robin Krasniqi ka pësuar humbje nga Dominic Boesel.
Haxhi Robin Krasniqi nuk ka arritur të mbrojë titullin e botës. Ai është mundur nga boksieri gjerman, Dominic Boesel, shkruan albinfo.ch.
Për 12 raunde nuk kishte fitues në kategorinë super të mesme IBO, dhe kështu gjyqtarët kanë vendosur fituesin.
Kësaj radhe i takoi Boesel, ndërsa Krasniqi ishte i mërzitur dhe pas duelit tha se nuk e ka merituar të humbasë, duke ia adresuar akuzat gjyqtarëve.
Pikërisht ndaj gjermanit, Krasniqi ishte shpallur kampion i botës, duke hyrë në histori si shqiptari i parë kampion i botës.