Teksa të gjitha vendet luftojnë për t’u kthyer drejt realitetit duke ndërrmarrë stategji të ndryshme për të “mposhtur” Covid, strategjia “Zero-Covid” është ajo më e njohura. Sipas Il Giornale, këto janë elementet e kësaj strategjia: kufij të mbyllur, izolim gjeografik, një strategji agresive për ndjekjen e rasteve dhe një popullsi e gatshme për bashkëpunim.
E ndërsa bëhen gjithë këto perpjekje, mjaftojnë vetëm pak raste të reja për të përmbysur gjithçka. Australia, Zelanda e Re dhe Singapori ndoqën këtë rrugë, por më pas iu desh t’i dorëzoheshin bashkëjetesës me virusin për shkak të variantit Delta. Republika Popullore e Kinës, një rast më unik nuk e ka braktisur ende ëndrrën për të asgjësuar Covid-19 dhe e njëjta gjë mund të thuhet për kombet e vogla ishullore të Paqësorit. Por disa u lodhën dhe hoqën dorë.
Zelanda e Re po lufton me Delta
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern pranoi fundin e strategjisë së eliminimit pasi një bllokim prej shtatë javësh nuk ndaloi një shpërthim të variantit Delta në Zelandë. Kufizimet gradualisht do të lehtësohen, edhe nëse kjo do të thotë të anulohen shanset për të “zhdukur” virusin. Zelanda e Re ka raportuar dhjetëra raste në ditë, pothuajse të gjitha në Auckland, që nga mesi i gushtit dhe mirëkuptimi i banorëve është përkeqësuar deri në pikën që çoi në protesta në rrugë kundër kufizimeve.
Rastet e Covid janë identifikuar në spitale ose në mesin e njerëzve të arrestuar dhe më pas i janë nënshtruar tamponeve. Këto të dhëna tregojnë se transmetimi i virusit në mbarë komunitetin mbështetet dhe nënvlerësohet nga niveli aktual i tamponeve. Qasja e Zelandës së Re ndaj virusit u konsiderua një sukses, me një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në botë dhe mungesën e kufizimeve për pjesën më të madhe të pandemisë. Megjithatë, kjo gjendje ka dobësuar efektivitetin e fushatës së vaksinimit, e cila deri më tani ka imunizuar pak më shumë se 50% të moshës mbi 12 vjeç. Shumë pak për t’u ndjerë të sigurt.
Australia rihapet
“Kjo nuk është një mënyrë e qëndrueshme për të jetuar.” Fjalët e thëna më 23 gusht nga Kryeministri Scott Morrison nxorën në pah një ndryshim dramatik në strategjinë Australiane të Covid-19. Më shumë se gjysma e australianëve kanë qenë të mbyllur që nga mesi i qershorit dhe Melburni ka kaluar 200 ditë mbyllje që nga fillimi i pandemisë. Australia, e cila është përpjekur të eliminojë rastet me çdo kusht, do të heqë shumicën e kufizimeve pasi 80 përqind e popullsisë së rritur të vaksinohen dhe ndërkohë të lejojë që rastet të rriten për aq kohë sa spitalet mund t’i menaxhojnë ato.
Më shumë se tridhjetë mijë australianë që janë jashtë dhe që nuk mund të kthehen për shkak të kufijve të vendosur ndaj tyre, ndoshta, do të marrin frymë lirshëm. Për disa, përfshirë ata që janë infektuar me Covid dhe kanë vdekur në Indi, tani është tepër vonë. Për pjesën më të madhe të vitit 2020, jeta vazhdoi si gjithmonë, me shkolla, restorante, kinema të hapura dhe asnjë maskë në dukje, por varianti Delta nxori në pah kufijtë e qasjes zero-covid.Rrjeta kundër infeksionit tani është e shpuar dhe joefektive. Pranimi se rastet (dhe vdekjet) do të rriten mund të zbutet nga shkalla e vaksinimit të Australianëve, të cilët janë të vaksinuar plotësisht në 25% të popullsisë.
Singapori po luan kumar
Singapori dëshiron të kthehet në normalitet, por pa braktisur kujdesin. Zgjedhja për ta bërë Covid -in endemik nuk mund të injorojë një sërë kushtesh dhe vaksinat janë çelësi për të pasur situatën nën kontroll. Mbyllja e kufirit në Mars 2020 ishte një katastrofë ekonomike për një realitet si Singapori i cili, si qendra kryesore tregtare dhe e biznesit në Azinë Juglindore, e barazon prosperitetin e tij me hapjen.
Kombi është në pragun e recesionit më të keq në historinë e tij dhe qeverisë i është dashur të shpenzojë 100 miliardë dollarë, 20% të GDP, për të siguruar ekonominë.
Distancimi social dhe bllokimet për të zhdukur rastet lokale të Covid-19 kanë ecur paralelisht me kufizimet e udhëtimit për të mbajtur nën kontroll rastet e importuara. Rihapja e kujdesshme, e lidhur me 80% të popullsisë plotësisht të vaksinuar dhe mbajtjen e një shtetrrethimi nate për restorantet, përdorimi i detyrueshëm i një maske, është i destinuar të paguhet në një afat të gjatë, duke lejuar rimëkëmbjen ekonomike të popullsisë.