Ushtria dhe policia e Serbisë, në përputhje me marrëveshjet dhe kontratat ekzistuese, do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia. Vrbasmedia shkruan se këtë e deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ku tha se ushtria dhe policia e Serbisë, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Federatën Ruse, do të bëhen shumë më të forta.
ALB-NETWORK është një portal i cili i dedikohet me se shumti shqiptarëve që ndodhen jashtë trojeve shqipfolëse.