Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, gjatë vizitës zyrtare që po e zhvillon sot në Tiranë, përveç takimit që ka zhvilluar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ajo ka takuar edhe Ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, nga ku ka marrë mbështetje për dy projekte të rradhës, ate të “Panairit të librit” dhe “Arti mural”, që do të përkrahen bashkarisht nga dy institucionet e Shqiprisë.
Pas takimit, kryetarja preshevare, përmes një postimi në facebook, ka shkruar:
Panairi i librit dhe “Arti Mural” janë dy projektet e reja që do të mbështetën bashkërisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.
Ja postimi i plotë i kryetares Ardita Sinani:
𝐓𝐀𝐒𝐇𝐌Ë 𝐌𝐄 𝐏𝐀𝐍𝐀𝐈𝐑 𝐓Ë 𝐋𝐈𝐁𝐑𝐈𝐓 𝐃𝐇𝐄 “𝐀𝐑𝐓 𝐌𝐔𝐑𝐀𝐋”
Panairi i librit 📚 dhe “Arti Mural” 👨🎨 janë dy projektet e reja që do të mbështetën bashkërisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Bashkia e Tiranës.
Falenderova përzemërisht 🙏 Ministren e Kulturës, znj.Elva Margariti dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj, për përkrahjen 🤝 e tyre për këto dy projekte në veçanti dhe për Komunën e Preshevës.
Këto dy projekte janë të rëndësishëm jo vetëm se organizohen dhe jetësohen për herë të parë 💪, por sidomos sepse kontribuojnë në zhvillimin e fushës letrare ✍, botuese 📕 dhe arkitekturore 🏛 të komunës sonë.
Urime ❤