Një video ku shihen ushtarë të Koresë së Veriut të shtrirë në një stol, mbi të cilët vendosen blloqe të rënda vetëm për ty thyer më pas më çekiç nga një ushtar tjetër, po bëjnë xhhiron e rrjetit. Kjo është shfaqja e fundit e trupës ushtarake e cila është ndjekur nga zyrtarë të shumtë të Koresë së Veriut. Por, stërvitja e tyre nuk ndalet me kaq.
Ushtarët të cilët janë gjysmë të zhveshur duke përformuar skena akrobatike luftimi shihen të thyejnë blloqet e betonit më duart e tyre. Në një skenë tjetër një prej ushtaërve duhet të godasë me çekiç mbi dorën e ushtarit tjeter për të thyer blloqet në mes, ndërkohë ushtarët shihen të vërsulen drejt blloqeve për t’i thyer ato me kokë.
Videoja u publikua pas fjalimit të Kim Jong Un, ku ai theksoi se zhvillimi i armëve të Koresë së veriut ishte i nevojshëm për vetë mbrojtje dhe për të kundërshtuar politikat armiqësore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.