46 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë pësuar dëmtime serioze, pasi një kullë 13-katëshe në Tajvan u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit, këtë të enjte. Zjarrfikësve iu deshën më shumë se katër orë që të shuanin flakët. Departamenti i zjarrfikësve tha se 79 njerëz u dërguan në spital, mes tyre 14 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende dhe hetimet janë në vazhdim. Zyrtarët njoftuan se në ndërtesë mund të ketë ende njerëz të bllokuar brenda. Banorët pranë ndërtesës thanë për mediat se dëgjuan një shpërthim të madh pak para zjarrit. Dyshimet e para për shkakun e flakëve janë ato për një problem të linjave elektrike, shkruan BBC