Lajmi i tragjedisë në Qerret për vdekjen e katër turistëve është pasqyruar me shpejtësi në mediat ruse. “Katër turistë të vdekur rusë u gjetën në një sauna hoteli në Shqipëri. Me sa duket, bashkatdhetarët vdiqën nga asfiksimi” shkruan një nga mediat ruse.
“Autoritetet lokale njoftuan ambasadën ruse për incidentin” vijon më tej shkrimi. Të vdekurit u gjetën në saunën e hotelit. Sipas policisë, ata janë dy burra dhe dy gra. Ata ishin në Shqipëri me pushime prej disa ditësh.
Viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.
Ka qenë pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas së hotelit ku ishin akomoduar.
Ndërkohë policia po vijon hetimet mbi një pistë tjetër në atë të sigurisë së sistemit të ajrimit nëse ka pasur një defekt.
Uniformat blu kanë shoqëruar stafin e hotelit në komisariat për të dhënë deklaratat e tyre lidhur me ngjarjen.