Kapitulli i ri i “telenovelës” Wanda Nara-Icardi. Për ditë të tëra, thashethemet e lidhura me prishjen e supozuar mes të dyve, kanë zënë vend gjithnjë e më shumë në rubrikat “gossip” të portaleve dhe masmedias.
Në orët e fundit, patëm një postim të sulmuesit argjentinas, i cili shfrytëzoi rastin për ta uruar për ditën e nënës (në Argjentinë festohet më 17 tetor), çka krijoi përshtypjen sikur hapi një dritare pajtimi.
Postimi i gruas këtë mëngjes sugjeron një pushim përfundimtar. “Më pëlqen më mirë dora ime pa unazë”, ka shkruar ajo “përgjigjen” e saj në Instagram.
Ndërkohë, Mauro Icardi nuk ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore të dy ditëve të fundit, me sa duket, pikërisht në përpjekje për të zgjidhur çështjen e familjes. Ai e ka hedhur hapin e parë për t’u pajtuar…